No menu items!

Qeveria miraton një vendim për energjinë elektrike, por që i dëmton kriptovalutat

Qeveria e Kosovës ka miratuar zgjatjen e masave për furnizimin me energji elektrike.

Vendimi është propozuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ai tha se masat emergjente në furnizim me energji, ndër të tjera, ndalojnë prodhimin e kriptovalutave me energji elektrike.

“Propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji, ku ndër të tjera ndalohet përdorimi i energjisë elektrike për mihje me kriptovaluta, obligohen institucionet e veçanta si KEK-u, Ministria e Ekonomisë, KOSTT-i etj që të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit. Masa shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe rekomandimeve të komitetit teknik emergjent”, tha ministrja Rizvanolli

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.