No menu items!

Rama: Seancë pa kuptim, mungesa e koordinimit me ndërkombëtarët zbeh pozitat e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot në lidhje me mbledhjen e së enjtes në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku është diskutuar për Kosovën dhe Serbinë.

Në një reagim në platformën X, Rama e ka konsideruar seancën pa kuptim duke shtuar se Kosova dhe Serbia duket të përqendroheshin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”, shkruan Rama.

Në anën tjetër, Rama i kërkon lidershipit kosovar të koordinohet me faktorin ndërkombëtar. Ai shton se qëndrimi vetëm e zbeh pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shton Rama. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.