Mbrojtësi Sergio Ramos do preferojë t’i bashkohet Man Unitedit para rivalit Man City gjatë verës.
35-vjeçari është agjent i lirë pasi i skadoi kontrata me Real Madridin, duke i dhënë fund aventurës 16-vjeçare në “Santiago Bernabeu”, transmeton lajmi.net.
Sipas AS, United dhe City janë duke e vëzhguar Ramosin, por shkaku i historisë, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer shihet si opsion më atraktivë për spanjollin.
Mediumi spanjoll gjithashtu raporton se PSG ka interesim për Ramos dhe klubi i Ligue 1 momentalisht është destinacioni i preferuar.
United nuk e ka prioritet transferimin e një qendërmbrojtësi, ngase janë në negociata me Borussia Dortmundin për Jadon Sanchon.
Ramos për Real Madridin bëri plotë 671 paraqitje duke shënuar 101 gola dhe fituar 22 trofe.