Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Po, kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja, për këtë të enjte”, ka thënë Xhemaili.
Presidentja Osmani pritet të nisë një seri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe tashmë u ka dërguar ftesa për takimet e para liderëve të partive politike.