Ramush Haradinaj: Kur Sovrani flet, të tjerët heshtin

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka publikuar një reagim në Facebook pas zgjedhjeve në Kosovë.
Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve në Kosovë dhe diasporë, Haradinaj falënderoi votuesit për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar rëndësinë e votës së tyre dhe procesit demokratik.
“Kur Sovrani flet, të tjerët heshtin!
Mirënjohës ndaj çdo angazhimi tuajin. Falënderues për besimin e dhënë. Ju që i besuat vizionit që patëm për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar…”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se vota për AAK-në këtë herë ka “vlerë të shumëfishtë”.
Ai tha se mbështetja e qytetarëve është edhe mirënjohje për punën e bërë dhe për listën e kandidatëve, të cilës këtë herë i ka prirë Ardian Gjini.
Haradinaj gjithashtu u zotua se partia e tij do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj shtetit dhe interesit kombëtar, duke shtuar se procesi zgjedhor duhet të jetë i lirë, i ndershëm dhe demokratik./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU