Rasti Lule Gjeli, Rama e njofton Jeta Xharrën se s’mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bëri të ditur se sot kanë  dërguar njoftimin zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes me BIRNIN-in e drejtuar nga Jeta Xharra për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel.

Sipas Ramës, nuk kanë dhënë sqarime për çështjen thelbësore rreth faqes “Lule Gjeli”.

“Jeta Xharra nuk paske dhënë asnjë sqarim për çështjen thelbësore. Përkundrazi, reagimi si i tillë ngriti edhe më shumë pikëpyetje!

Deklarata se “e dimë kush është, por nuk e tregojmë” është pikërisht ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese. Nëse identiteti dihet, atëherë shtrohen një pyetje e thjeshtë:

Kënd po e mbroni?

Përderisa këto pyetje mbesin pa përgjigje, si Kryeqytet nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Prandaj, sot ju kemi dërguar njoftimin zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel.

Nuk mund të lejojmë që hapësirat publike, të cilat janë pronë e qytetarëve të Prishtinës, të shfrytëzohen nga organizata që, me veprimet e tyre, cenojnë interesin e qytetarëve dhe refuzojnë transparencën për çështje që lidhen drejtpërdrejt me besimin e publikut.

Në ditët në vijim do të rishqyrtojmë edhe çdo marrëveshje tjetër për shfrytëzimin e hapësirave publike që janë ndarë e financuar nga Kryeqyteti”, shkroi Rama.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU