No menu items!

Real Madridi kërkon zëvendësuesin e Luka Modric, bën gati 90 milionë euro!

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me Real Madrid. Mesfushori kroat do të mbyllë aventurën e tij te madrilenët pas 13 vitesh.

Në këto kushte te Reali kanë gjetur edhe zëvendëduesin e tij të mundshëm. Drejtuesit pëlqejnë shumë karakteristikat e Alexis Mac Allister, për të cilin drejtuesit po bëjnë gati çekun me 90 milionë euro.

Me largimin e Toni Kroos dhe tashmë edhe të Modric, mesfusha e “Los Blancos” do të bie edhe më shumë në cilësi, teksa në Spanjë shpresojnë që të mund të rikuperojnë në merkaton e verës dhe Mac Allister duket se përmbush kërkesat e madrilenëve.

Mesfushori argjentinas është një pikë kyç te Liverpool dhe pas një sezoni fantastik me “The Reds” ku edhe u shpallën kampionë e vështirë duket si pistë për të lëvizur. Gjithsesi merkatoja prodhon gjithmonë surpriza dhe në ditët e ardhshme pritet të mësohet edhe më shumë mbi këtë operacion.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.