Është hera e parë në 94 vjet histori, që një konkurrente vendos të marrë pjesë pa grim.
Melisa Raouf, studente e Shkencave Politike, ka vendosur të sfidojë konventat sociale që duan që gratë të grimohen dhe solli revolucionin e saj të vogël pa grim në “Miss Anglia”.
“Njerëzit duhet t’i duan të metat dhe papërsosmëritë e tyre,” shpjegoi 20-vjeçarja për ‘Independent’. Një zgjedhje që e shpërbleu, duke qenë se fitoi një vend mes 40 finalisteve.
Melisa u shpreh se nëse një person është i kënaqur me lëkurën e tij nuk ka pse ta mbulojë atë me grim.
Organizatorja e konkursit, Angie Beasley shpjegoi se që kur lindi kjo kategori në vitin 2019, askush para Melisës nuk e kishte pranuar sfidën për të konkurruar plotësisht pa make-up.



