Në emër të Rexhep Selimi dhe familjes Selimi, bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit Sahit Jashari, përfshirë fëmijët, bashkëshorten, vëllezërit dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij.
Ajo ka theksuar se figura e Sahit Jasharit do të mbetet e paharruar në kujtesën kolektive, duke u lidhur ngushtë me historinë e luftës së UÇK-së dhe me vendet simbol të rezistencës.
Statusi i saj:
Në emër të Rexhës dhe të familjes Selimi, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së Sahit Jasharit, fëmijëve, bashkëshortes, vëllezërve të tij dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.
Sa herë që të kujtohet lufta e UÇK-së, sa herë që të kujtohen Prekazi dhe Adem Jashari, do të kujtohet edhe emri i Sahit Jasharit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Sahit Jashari!


