No menu items!

Rihanna kërcënon me padi dy kosovare, Florjanën dhe Ritën!

Dy shoqe nga Kosova, me banim në Zvicër, Florjana dhe Rita u bënë gati të shpërthenin me labelin e tyre të modës në këtë industri.

Por këngëtarja e famshme botërore ka kërcënuar me pady dy kosovaret duke frenuar paksa futjen e tyre fuqishëm në treg.

Labeli i modës së Ritës dhe Florjanës mbanë emrin “Riana”, gjë e cila e ka penguar yllin botëror të muzikës, shkruan Indeksonline.

Një ekip avokatësh të këngëtares kanë kërcënuar me padi ngase emri i biznesit është thuajse i ngjashëm me atë të Rihannës.

“Ne jemi një kompani e re dhe thjesht donim të fillonim me shkronjat e para të emrave tonë. Biznesin e regjistruam në Zyrich dhe emri i Rihannës nuk asocionte asgjë me punën tonë. Ishte fundi i botës për ne kur avokatët e Rihannës na kërcënuan ne. Rihanna është shumë e madhe dhe ne nuk e kemi në plan të futemi në procesi gjyqësore me të. Ne kemi tani një emër tjetër” kanë thënë dy kosovaret për mediat zvicërane.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.