No menu items!

Rita Ora uron bashkëshortin për ditëlindje: Faleminderit që më tregove se çfarë është dashuria

Dita e sotme qenka festë edhe për këngëtaren kosovare me famë botërore Rita Ora.

Duke përmbledhur disa nga momentet më të bukura, ajo zbuloi se bashkëshorti i saj Taika Waititi feston ditëlindjen.

Artistja u kujdes që t’i bëj urimin emocionues atij, duke e falënderuar për shkak se falë tij thotë se e ka mësuar se çfarë është dashuria e vërtetë.

‘Gëzuar ditëlindjen për njeriun më qesharak më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Ti më mban bashkë në momente që nuk mendoj se mundem. Faleminderit që më tregove se çfarë është në të vërtetë dashuria. Këtu janë edhe shumë momente të tjera kur unë vjedh shakatë tuaja dhe i them ato 10 herë më fort, në mënyrë që njerëzit të mendojnë se unë jam ajo qesharake. UNË TË DUA’, shkroi bukuroshja./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.