No menu items!

Rita reagon sërish dhe u kundëpërgjigjet atyre që e kritikuan për performancën me flamurin serb

Rita Ora ka qenë ditët e fundit shumë e përfolur në mediat shqiptare por edhe ato serbe.

Shkak u bë kapja e flamurit serb dhe performanca me të gjatë pjesëmarrjes së saj në një festival në Hungari.

Për këtë veprim ajo u kritikua nga publiku shqiptar që u ndje i lënduar.

Rita që të nesërmen e bëri të qartë se nuk ka qenë e vetëdijshme për flamurin që mbante në duar dhe se gjatë gjithë kohës ka menduar se ka një flamur hungarez në duar.

Teksa debatet po vazhdojnë ende, Rita ka reaguar sërish.

Ajo duket se ka vendosur që t’iu kundërpërgjigjet kritikëve të saj, me një video të rishpërndarë së fundmi në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për një video ku Mbreti Charles III flet për emrat e shquar me origjinë shqiptare dhe ndër to përmend Nënë Terezën dhe Rita Orën.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.