No menu items!

Roboti i Google tashmë po mund njerëzit në pingpong

Një krah robotik me një reketë është bërë po aq i mirë për të luajtur pingpong sa lojtarët amatorë – sipas divizionit të inteligjencës artificiale të Google, DeepMind.

Arritja e performancës robotike si njeriu në kushte të botës reale është qëllimi përfundimtar i shumë kompanive dhe projekteve të robotikës, dhe kjo përpjekje është një hap tjetër në atë drejtim, transmeton Telegrafi.

Sistemi i inteligjencës artificiale të DeepMind, i lidhur me një krah robotik ABB, ka “mësuar” të luajë pingpong afërsisht në nivelin e njerëzve, të cilëve u nevojiten vite stërvitje për të arritur një cilësi të ngjashme loje.

Skip AdAdvertisement

Google publikoi gjithashtu një artikull për gjithçka, i disponueshëm në shërbimin Arxiv dhe ndau me publikun video të “krahut të robotit ping-pong” në veprim.

Siç shihet, roboti bën goditje cilësore (forehand dhe backhand), reagon ndaj “prerjes” së topit nga kundërshtari dhe rregullon goditjen e tij në rrotullimin e tij, “gozhdon” topat e lartë, kthen servise të paparashikueshme, mund t’i kthejë topat në një kohë më të shkurtër ose më të madhe, ndjek stilin e lojës së kundërshtarit, madje kthen topat “nec”, ato që prekin majën e rrjetës gjatë fluturimit dhe ndryshojnë papritur rrugën e tyre.

Gjatë testimit në ndeshjet me lojtarë amatorë të pingpongut, roboti fitoi 13 nga 29 ndeshjet e luajtura (45 për qind fitore). Me atë rast, u përball me lojtarë që nuk i kishte “parë” të luanin më parë, dhe ata ishin të niveleve të ndryshme të aftësive, nga fillestarët deri tek ata të denjë për turne amatore. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.