No menu items!

Rolls-Royce nxjerr makinën e parë elektrike

Rolls-Royce ka njoftuar se do të nisë vitin e ardhshëm prodhimin e makinës së parë elektrike. Mjeti i ri, i quajtur Spectre, ka vetëm dy dyer, por është më i gjatë se një SUV. Spectre do të ketë maskarinon më të madhe se çdo Rolls-Royce i prodhuar më parë dhe parashikohet të jetë makina më aerodinamike e markës britanike.

Ky është një hap i rëndësishëm për ne, pasi synojmë që të kalojmë në prodhimin e makinave vetëm elektrike brenda vitit 2023”, tha shefi ekzekutiv i Rolls-Royce Torsten Müller-Ötvös, për CNN Business. “Kështu që duam të sigurohemi që kjo makinë të ketë gjithçka perfekte”. Modeli është bazuar te Silver Ghost, një makinë e prodhuar nga Rolls-Royce në vitin 1906 dhe që e ngjiti kompaninë në majën e prodhimit të makinave cilësore.Makina peshon rreth 3000 kilogramë, por falë dy motorëve elektrikë arrin deri në 557 kuaj fuqi dhe do të mund të shkojë nga 0 në 100 kmh në 4,4 sekonda. Me një karikim të plotë të baterisë makina do të mund të përshkojë plot 418 kilometra distancë. Çmimi i makinës nuk është caktuar ende, por parashikohet që të arrijë në 400 mijë paund.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.