Ronaldo ka probleme shëndetësore, e konfirmon trajneri

Trajneri i Al Nassr, Jorge Jesus ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka pasur disa probleme shëndetësore.

Sulmuesi portugez ka pasur probleme me stomakun, në ndeshjen e fundit mes Al Nassr dhe Al Ettifaq, por përkundër dhimbje ka luajtur për 90 minuta, shkruan IndeksOnline.

“Po mendoja të mos e përfshij atë; ai nuk ishte në formë të mirë.

Ai vuante nga dhimbjet e stomakut dhe një ndjenjë e përgjithshme lodhjeje dhe, kur e zëvendësova, ai shkoi drejt e në dhomën e zhveshjes dhe volli.”, deklaaroi Jorge Jesus./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU