Rutte: Rusët e dinë se nëse përdorin armë bërthamore në Ukrainë, përgjigjja e NATO-s do të jetë shkatërruese

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Rusisë, duke deklaruar se çdo përdorim i armëve bërthamore në luftën kundër Ukraine do të sillte një përgjigje “shkatërruese” nga aleanca ushtarake perëndimore.

Duke folur për situatën e sigurisë në Evropë dhe luftën që vazhdon prej më shumë se katër vitesh në Ukrainë, Rutte theksoi se Kremlini është plotësisht i vetëdijshëm për pasojat që do të kishte një veprim i tillë.

Sipas tij, çdo përshkallëzim bërthamor do të ndryshonte rrënjësisht natyrën e konfliktit dhe do të përbënte kërcënim direkt për sigurinë globale.

Rusët e dinë se nëse përdorin armë bërthamore në Ukrainë, përgjigjja e NATO-s do të jetë shkatërruese”, deklaroi Rutte, duke nënvizuar se aleanca mbetet e bashkuar dhe e gatshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi strategjik.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU