No menu items!

Sa i kushtoi Szczesny Barcelonës?

Wojciech Szczesny është zgjedhur nga FC Barcelona si zëvendësues për portën dhe këtë të mërkurë është bërë zyrtar transferimi i tij.

Pas dëmtimit të fundit të Marc-Andre ter Stegen, që do ta mbajë gjermanin jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit sportivë dhe Hansi Flick kanë dashur të sigurojnë mbrojtjen e portës, duke mos lënë të gjithë përgjegjësinë tek Inaki Pena dhe lojtarët e rinj nga La Masia.

Portieri me përvojë polak, i cili ishte tërhequr nga futbolli profesionist dhe kishte varur dorezat ende me kontratë me Juventusin, është i gatshëm të rikthehet në fushë dhe të firmosë me skuadrën blaugrana deri në fund të sezonit.

Barça nuk do të ketë asnjë problem për ta regjistruar në La Liga, pasi mund të përdorë deri në 80% të pagës së gjermanit për ta regjistruar. Po ashtu, klubi katalanas do të mund ta përfshijë Szczesny-n në listën e Ligës së Kampionëve.

Propozimi i FC Barcelona për pagën e Szczesny-t është rreth tre milionë euro bruto për pjesën e mbetur të sezonit. Ky aspekt nuk ka qenë pengesë për ecurinë e marrëveshjes.

Në fakt, marrëveshja u arrit relativisht shpejt. Portieri polak ishte i entuziazmuar nga ideja e të luajturit te Barça, Lewandowski ndihmoi në shtytjen e procesit dhe gjithçka u realizua mjaft shpejt, pas bisedave me polakun gjatë ditëve të tij të fundit të pushimeve në Marbella.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.