Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij do të ndeshet me Barcelonën.
Enrique, i cili më parë drejtoi katalunasit, tha se emocionet për këtë përballje janë të përziera.
“Të përballesh me Barcelonën në Ligën e Kampionëve? Është një ndjenjë pozitive dhe negative në të njëjtën kohë. Të kthehesh në Barcelonë është diçka e veçantë, është shtëpia ime. Por të luash kundër Barçës është po ashtu e veçantë, sepse është një klub me lojtarë shumë cilësorë dhe futboll sulmues të shkëlqyer,” u shpreh Enrique.
Ai shtoi se nga ana emocionale kjo përballje i shkakton edhe dhimbje.
“Nëse flas nga zemra, më dhemb të përballem me klubin që më ndihmoi më shumë. Është gjithmonë e vështirë dhe nuk jam i lumtur për këtë ndeshje. Është një ndjenjë e komplikuar për t’u shpjeguar,” tha trajneri spanjoll.
Luis Enrique udhëhoqi Barcelonën për tri sezone shumë të suksesshme, ku fitoi nëntë trofe, përfshirë La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve./Raporto24/





