No menu items!

Selmanaj, Kurtit: Vuçiqi, Tadiqi, Millosheviqi, Ivanoviqi e Rankoviqi janë të njëjtë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është përfshirë në debatin që po bëhet për shkak të përkujtimit që ka bërë kryeministri, Albin Kurti me rastin e përvjetorit të vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.

Selmanaj ka reaguar duke thënë se të gjithë politikanë serbë te vdekur e të gjallë i ka bashkuar dhe i bashkon lufta kundër shqiptarëve.

Ai në Facebook ka shkruar se në raport me Kosovën dhe shqiptarët “Vuçiqi, Tadiqi, Gjingjiqi, Millosheviqi, Ivanoviqi, Çubrilloviqi, Rankoviqi, dhe shumë të tjerë, janë të NJEJTË”.

Shkrimi i tij:

Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne, në raport me Kosovën dhe shqiptarët, Vuçiqi, Tadiqi, Gjingjiqi, Millosheviqi, Ivanoviqi, Çubrilloviqi, Rankoviqi, dhe shumë të tjerë, janë të NJEJTË!

Lufta e tyre kundër qenies tonë si komb, është doktrina që i përbashkon të gjithë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.