Skuadra e Baselit ka dështuar të rikthehet në Ligën e Kampionëve, pasi mbrëmë u mposht nga Copenhageni në fazën play-off me rezultatin 2:0.
Kapiteni i klubit zviceran, Xherdan Shaqiri, foli pas ndeshjes duke shprehur zhgënjimin e madh për eliminimin.
“Është një zhgënjim i madh, duhet të kishim bërë më shumë. Por nuk ia dolëm. Do të na duhen disa ditë për të analizuar dhe për të kuptuar se çfarë bëmë mirë dhe çfarë jo. Shpresojmë që të kemi një fushatë të mirë në Europa League,” tha Shaqiri.
Ai shtoi se statistikat ishin në favor të Baselit, por në futboll ato nuk kanë gjithmonë peshë: “Bëmë mirë, edhe statistikat e tregojnë këtë. Por kjo nuk vlen asgjë në futboll.”
Pas eliminimit, Baseli do të vazhdojë garat në UEFA Europa League./Raporto24/





