Skuadra e Baselit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Luganos në ndeshjen e javës së 31-të në Superligën e Zvicrës.
Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Xherdan Shaqiri
Shaqiri shënoi në minutën e 64’të, duke vazhduar formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon.
Futbollisti shqiptar në ligë ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 14 asiste me Baselin.
Skuadra e tij vazhdon kryesimin në ligë me 55 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Servette (51)