SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje paraprake, pritet miratimi i Trumpit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë arritur një marrëveshje paraprake, por ajo ende pret miratimin përfundimtar nga presidenti amerikan, Donald Trump, shkruan CNN,trasmeton Raporto24

Sipas burimeve, marrëveshja parashikon lehtësimin e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit dhe nisjen e një periudhe 60-ditore negociatash për programin bërthamor të Iranit.

Ndërkohë, United States Central Command bëri të ditur se një raketë balistike e lëshuar nga Irani drejt Kuvajtit të mërkurën vonë është interceptuar me sukses.

Më herët, ushtria iraniane deklaroi se kishte kryer një sulm ndaj një baze ushtarake amerikane, duke pretenduar se ajo ishte përdorur për sulmet e fundit të SHBA-së./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU