‘Shkrihen akujt’? Mateo dhe Brikena përqafohen live në emision

Pas videos që qarkulloi ku dyshja shihej në një lokal, mbrëmjen e sotme në “Top Arena” ka ndodhur momenti i radhës mes Mateos dhe Brikenës.

Të ftuar në emision kanë qenë Bubulina dhe Blondi për të performuar këngën e tyre, dhe nën tingujt e këngës “Të dua”, Mateo ka ftuar në vallëzim Brikenën.

Gjatë kërcimit, ata janë parë të përqafohen, duke përcjellë mjaft emocione te shikuesit e programit. Ky veprim vjen si një zhvillim i papritur vetëm pak javë pasi ata kishin konfirmuar ndarjen e tyre.

Përzgjedhja e kësaj kënge mban një domethënie të veçantë për dyshen. Kujtojmë se pikërisht me këngën “Të dua”, Mateo i kishte bërë një surprizë Brikenës gjatë kohës që ishin banorë brenda shtëpisë së “Big Brother”, aty ku edhe nisi historia e tyre.

Ky moment i vallëzimit mes tyre dhe pamjet ditën e sotme kanë nxitur pikëpyetjet nëse dyshja po shkon drejt një ribashkimi.

/Prive By Liberta Spahiu

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU