No menu items!

Shqipëria dhe Greqia, të vetmet shtete nga Ballkani që u kualifikuan në finalen e madhe të ‘Eurovision 2025’

Spektakli më i madh muzikor në Evropë, Eurovision Song Contest 2025, po hyn në fazën finale me një garë të fortë mes 26 shteteve, por këtë vit vetëm dy vende nga Ballkani kanë arritur të sigurojnë një vend në natën përfundimtare: Shqipëria dhe Greqia.

Shqipëria u kualifikua që në natën e parë gjysmëfinale, ku u përfaqësua me shumë stil nga grupi Shkodra Elektronike dhe kënga e tyre elektrizuese “Zjerm”, që mori vëmendje të madhe në skenë dhe në rrjetet sociale.

Në të njëjtën natë, disa vende të tjera ballkanike nuk arritën të siguronin kualifikimin. Sllovenia, e përfaqësuar nga këngëtari Klemen, dhe Kroacia, me përfaqësuesin Marko Bošnjak, nuk arritën të marrin mjaftueshëm vota për të kaluar më tej.

Shtetet e kualifikuara në finalen e “Eurovision 2025” nga nata e parë gjysmëfinale (Foto: Euroision/Instagram)

Ndërkohë, në natën e dytë gjysmëfinale, e vetmja që i shtohet listës së finalistëve nga rajoni ishte Greqia, me këngëtaren Klavdia dhe këngën e saj emocionale “Asteromata”, që u prit me shumë duartrokitje dhe komente pozitive.

Fatin nuk e pati në anën e tyre Mali i Zi, i përfaqësuar nga këngëtarja Nina Žižić, si dhe Serbia, me përfaqësuesin Princ, të cilët nuk arritën të siguronin një vend në finalen e madhe që do të mbahet më 17 maj në Malmö Arena, Suedi.

Vlen të theksohet se shtete të tjera të Ballkanit si Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Rumania, nuk kanë marrë pjesë në këtë edicion të Eurovisionit.

Kësisoj, me Shqipërinë dhe Greqinë si të vetmet zëra ballkanikë në natën finale, vëmendja e publikut nga rajoni do të përqendrohet tek performanca dhe suksesi i tyre në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.