No menu items!

Sipas Kurtit, kjo është një nga arsyet pse kosovarët po ikin nga vendi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për njërën ndër arsyet pse kosovarët po e lëshojnë vendin.

Kurti thotë se kjo ikja e qytetarëve po vjen si pasojë që në Kosovë nuk ka lidhje midis diplomave universitare dhe tregut të punës.

Sipas tij, asnjë qeveri nuk ka krijuar një urë midis arsimit dhe aftësimit profesional dhe tregut të punës.

“Qytetarët po e lëshojnë vendin sepse nuk kemi lidhje midis diplomave të universiteteve dhe tregut të punës. Ky është njëri ndër faktorët kryesorë. Arsye kanë se mbarojnë ekonomik e juridik,  mirëpo është ngopur tregu i punës për profesione sepse asnjëherë nuk ka pasur një qeveri që krijon urën midis arsimit dhe aftësimit profesional në njërën anë dhe tregun e punës në anën tjetër.

Ne po angazhohemi që të ketë mundësi edhe për profesionalizim joakademik, parkuier, kuzhinier, murator e kështu me radhë”, tha Kurti në Klan Kosova.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.