​Sllovaku i dehur, 16 vjeç, kërcënon me armë dy kosovarë, dërgohet në mbajtje

Një shtetas i Sllovakisë, 16 vjeç, është arrestuar të mërkurën mbrëma, në Ferizaj nën dyshimin se ka kanosur me armë dy kosovarë.

Gjatë kontrollit që iu bë, tek ai u gjet e konfiskua një pistoletë me gaz, së bashku me gjashtë fishekë. Kjo armë dyshohet se u përdor në incidentin qe pati me dy viktimat.

Policia ka bërë me dije se tre të përfshirët në këtë incident janë dërguar në stacionin policor në Ferizaj. Dy viktimat janë intervistuar aty, ndërsa i dyshuari jo, për shkak se siç thuhet, ndodhej nën ndikimin e alkoolit dhe nuk ka qenë në gjendje të intervistohej.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë dhe ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU