Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/