No menu items!

Spektakli mes Barcelonës dhe Interit përfundon pa fitues

Stadiumi ”Lluis Companys” sonte ishte dëshmitar i një ndeshje spektakolare të futbollit.

Plot gjashtë gola u shënuan në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit, e cila përfundoi me barazim 3-3, shkruan IndeksOnline.

Interi e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi vetëm pas 30 sekondave lojë, me golin e Marcus Thuram.

Denzel Dumfries dyfishoi rezultatin e zikaltërve, në minutën e 21-të.

Barcelona nuk u dorëzua dhe reagoi shpejtë, duke shënuar dy gola qysh në pjesën e parë dhe barazoi rezultatin.

Lamine Yamal në minutën e 25-të dhe Ferran Torres, në minutën e 38-të, shënuan për skuadrën katalanase. Me rezultat 2-2 u mbyll pjesa e parë.

Interi riktheu epërsinë në minutën e 64-të, ku Dumfries shënoi golin e dytë personal.

Por reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm, ku pas një gjuajtje të fuqishme nga Raphinha, portieri i zikaltërve, Yan Sommer shënoi autogol.

Ndeshja e dytë gjysëmfinale zhvillohet javën e ardhshme me 6 maj në ”Guiseppe Meazza”, ku do të m♪7sohet skuadra finaliste./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.