“Stop Drogave” godet në Kaçanik: Kapet “Golf 7” me katër të rinj, u gjendet marihuanë në veturë dhe e fshehur në trup

Një aksion i befasishëm policor në Kaçanik ka zbuluar drogë dhe ka çuar në arrestimin e katër të rinjve që lëviznin me veturë në fshatin Begracë.

Ngjarja ka ndodhur më 17 prill rreth orës 17:30.

Siç mëson Sinjali, njësia e hetimeve, në kuadër të planit operativ “Stop Drogave”, ka ndaluar një veturë të tipit Golf 7, ku ndodheshin katër persona të njohur për policinë.

Në veturë ishin: Yll Zeneli, rreth 20-vjeçar – drejtues, Enis Hoxha, rreth 20-vjeçar, Isak Reka, rreth 21-vjeçar dhe Milot Kuka, rreth 21-vjeçar.

Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar drogë në disa vende: në ulësen e pasagjerit, një qese me marihuanë dhe një cigare e mbështjellë me të njëjtën substancë ndërsa te njëri nga të dyshuarit, droga ishte e fshehur në trup.

Në total janë sekuestruar:

10.24 gram marihuanë

14.52 gram marihuanë

1.01 gram marihuanë (cigare e mbështjellë)

Të katër janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe janë shoqëruar në Stacionin Policor në Kaçanik.

Rasti është marrë në trajtim nga njësia për hetimin e narkotikëve (DHTN) në Ferizaj, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU