No menu items!

Suhareka dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Suhareka dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Mirel Josës vjen në këtë ndeshje me një formë jo të mirë me dy humbje dhe një fitore nga tri ndeshjet e fundit, kështu që synon pikët e plota si vendas për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, ekipi i Arsim Thaçit vjen nga një fitore e madhe në udhëtim te Drita në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe do të synoj të shfrytëzojë këtë dhe të marrë fitore edhe në kampionat për t’u ngjitur në tabelë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Suhareka: Ozdogan; Ajvazi, Osmankovic, Kodra; Hasanaj, Boshnjaku, Susuri, Stijepovic; Krasniqi; Fetahaj, Zeka;

Prishtina: Nika; Vitija, Boueye, Raqi; Bytyqi, Salihu, Limani, Muja, Gallapeni; Kryeziu, Gnapi;

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.