Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian dhe zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se ka pasur nderin ta takojë Kallasin, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Ai ka vlerësuar angazhimin e Bashkimit Evropian dhe rolin e rëndësishëm të Kallas për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.
Gjatë takimit, çmova lart rolin e saj dhe angazhimin e BE-së për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon,” ka thënë Haradinaj.
Ai ka kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj Kosovës.
“Njëkohësisht nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në rrugëtimin tonë drejt integrimit,” ka shtuar Haradinaj.