Një tjetër sukses i madh për pingpongun kosovar!
Talenti i ri Denat Makolli është kualifikuar në finalen e turneut prestigjioz “WTT Youth Contender Podgorica 2025”, pas një fitoreje mbresëlënëse ndaj lojtarit serb Bence Namestovski në gjysmëfinale.
Ky rezultat i jashtëzakonshëm është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të Denatit, si dhe i trajnerit Milot Makolli, i cili e ka stërvitur për dy vite me radhë. Suksesi i tij është dëshmi se me punë të vazhdueshme dhe përgatitje profesionale mund të arrihen rezultate të mëdha në arenën ndërkombëtare.
Finalja e madhe zhvillohet sonte në orën 18:30, ku Denati do të përballet me Sllovakun Juraj De Miguel 🇸🇰.
Klubi i Pingpongut Priping ka uruar Denatin për këtë arritje, duke e quajtur “krenarinë e Kosovës”. 🇽🇰
Suksese Denat – shembull për sportistët e rinj kosovarë! 💪/Raporto24.com









