No menu items!

“Tani fillon beteja”/ Khamenei vijon kërcënimet, TV iranian aludon me bombë bërthamore

Pak pas kërcënimeve të liderit shpirtëror të Iranit, Ali Khamenei se beteja e vërtetë fillon tani, agjensia shtetërore e lajmeve në Iran postoi në Instagram një video grafike- ku shihej një dorë që përkëdhetë një bombë bërthamore- një paralajmërim i qartë ky për Izraelin. “Ndoshta”, ishte komenti shoqërues i videos që përtej kërcënimit, ngre edhe pikëpyetjen nëse Irani po legjitimon kësisoj pretendimet e shtetit hebre se ai ka zhvilluar vërtet armë atomike. Khamernei shkroi më herët në X se “regjimit sionist i duhet dhënë një përgjigje e fortë. “ Ne nuk do t’u tregojmë mëshirë sionistëve”, ishte komenti i tij. Në ditën e gjashtë të konfliktit Izrael-Iran, nga Donald Trumpi sakaq, mbërrin sinjali tronditës se gjithmonë e më shumë po e ngrohb ideja e përdorimit të aseteve ushtarake amerikane për goditjen e objekteve bërthamore të Iranit, dhe po i largohet idesë së një zgjidhjeje diplomatike, të cilën e mbështeste me forcë deri pak kohë më parë. Mbi 30 cisterna ushtarake amerikane për furnizim me karburant janë dërguar në Lindjen e Mesme gjatë ditëve të fundit, thotë CNN duke cituar dy zyrtarë amerikanë. Nëse Presidenti Donald Trump jep urdhër që SHBA-të të përfshihen në konfliktin Izrael-Iran, cisternat mund të përdoren për të mbështetur misionet e avionëve luftarakë izraelitë kundër Iranit që kanë aftësinë e furnizimit me karburant në ajër. Pa këtë aftësi, avionët luftarakë të Izraelit e kanë të kufizxuar kohën e qëndrimit në ajër në qiellin e republikës islamnike. Edhe pse Forcat Ajrore Izraelite kanë disa avionë të tillë cisternë, ato nuk mjaftojnë për të mbështetur numrin e avionëve që Izraeli po dërgon në Iran, sipas burime ushtarake. Izraeli njoftoi së fundi se goditi një centrifuge të pasurimit të uraniumit, e Irani po ashtu ka ndërmarrë sulme të tjera duke bërë që sirenat të gjëmojnë dy herë gjatë natës, megjithatë korespondentet e huaj vërejnë se ka një rënie të ndjeshme të shkallës së goditjeve nga ana e Teheranit.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.