Një incident me armë zjarri ka alarmuar banorët e fshatit Petkoviq në Komunën e Rahovecit, pasditen e së dielës.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije dje se rreth orës 15:40 është raportuar për disa të shtëna në këtë zonë rurale.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur disa persona që po qëndronin në ambient të hapur, nën shoqërinë e alkoolit.
Gjatë kontrollit të automjeteve, objekteve dhe zonës përreth, policia ka gjetur dhe sekuestruar: 3 gëzhoja të armës së shkurtër, 2 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, 1 kuti e zbrazët fishekësh, 1 mbajtës i fishekëve.
Po ashtu, një nga të dyshuarit, Shpetim Zymeraj, 51-vjeçar, ka vetëdorëzuar një pushkë ajrore të tipit “Rambo” kalibër 5.5mm, e cila është sekuestruar nga patrulla.
Pas kontaktit me Prokurorin Kujdestar, rasti është iniciuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim të armës”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.