Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 2 qershor rreth orës 19:21, kur persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.
Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja të armës-pistoletë të kalibrit 9 milimetra dhe një gëzhojë të kalibrit 7.65 milimetra.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve.





