Ass.Dr.Sci. Visar Disha
Specialist i Protetikes Stomatologjike
Specialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullave
tel. +38344559287
Stomatologjia estetike nuk fillon apo mbaron brenda buzëve. Dhëmbët duhet të përshtaten edhe me pamjen e fytyrës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për zonat që rrethojnë dhe konturojnë gojën.
Linjat dhe rrudhat janë pjesë e pashmangshme e procesit të plakjes. Kjo sepse me kalimin e moshës, prodhimi i elastinës dhe kolagjenit në trupin tuaj ngadalësohet, gjë që shkakton rrudha. Këto mund të jenë veçanërisht të dukshme rreth syve, gojës dhe ballit.
Ndërsa njerëzit plaken, vëllimi i fytyrës humbet pasi kolagjeni dhe yndyrat shpërndahen dhe njerëzit zhvillojnë rrudha më të thella në fytyrën e tyre. Poashtu buzët tona bëhen më të holla dhe skajet e buzëve fillojnë të kthehen poshtë.
Terapitë regjeneruese mund të përdoren për të përmirësuar: Rrudhat dhe linjat të cilat shfaqen natyrshëm me kalimin e moshës, aspektet e buzëve, faqeve, strukturës së mjekrës dhe pozicionit të nofullës, për të mbështetur dhe nxjerrë në pah buzëqeshjen tuaj sa më mirë.
Çfarë është fibrina e pasur me trombocite “PRF”?
Fibrina e pasur me trombocite ose “PRF” është një teknologji e re regjeneruese që përdor proteinat natyrale dhe të fuqishme shëruese të trupit tuaj dhe faktorët e përqendruar të rritjes për të rinovuar lëkurën, për të trajtuar rënien e flokëve dhe për të përshpejtuar rikuperimin.
Cilat janë përfitimet që mund të merrni nga aplikimi i terapisë regjeneruse “PRF” në estetikën faciale?
Trajtimet me terapinë regjeneruese me “PRF” mund të shtojnë volum dhe të lëmojnë lëkurën tuaj, duke freskuar në mënyrë delikate pamjen tuaj. PRF-ja gjithashtu mund të shtojë më shumë simetri në pamjen tuaj duke mundësuar rregullime të vogla në zona të caktuara të fytyrës tuaj.
Trajtimi me PRF na mundëson të kemi:
• Pamje të reduktuar të rrudhave të fytyrës,
• Teksturë të lëkurës më të lëmuar dhe nuancë më të barabartë të lëkurës
• Lëkurë më të shëndetshme, me pamje më të re dhe më të shtrënguar
• Më pak shenja aknesh dhe pika të errëta
• Flokë më të trashë dhe më të plotë
https://telegrafi.com/terapite-regjeneruese-ne-estetiken-dentare-dhe-faciale/