No menu items!

Thirrja e gjinekologes Mimoza Keta: Kujdes nga s*ksi i pambrojtur, është rikthyer kjo sëmundje

Mimoza Keta, gjinekologia e njohur ka ngritur alarmin për sëmundjen e sifilizit dhe gonoresë që po qarkullojnë vitet e fundit në Shqipëri.

”Përpara viteve ‘90 në Shqipëri nuk kishte raste të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme si sifilizi apo gonorea, por për herë të parë u shfaqën në vitin ‘95 në qytetin e Lushnjes, kjo për shkak të emigracionit dhe hapjes me botën” e nisi kështu bisedën gjinekologia e njohur, ne Report Tv.

Sipas ekspertes, sifilizi transmetohet me anë të kontaktit të lëngjeve nga vagina dhe penisi, apo nga përdorimi i lodrave të seksit të pasterilizuara.

”Ka disa faza që shfaqet sifilizi…në fillim shfaqet një puçër diku midis 9-16 ditë pa ndonjë simptomë” tha gjinekologia. ”Pas javës së tretë apo katërt, puçra zhduket dhe më pas, pas 6-7 javësh shfaqen disa njolla në lëkurë, të cilat kanë tendencë të nxihen e të bëhen më të errëta” shtoi Mimoza.

Më vonë vjen dhe faza degjenerative e organeve, ku preket zemra apo truri, ku mund të shkojë deri në humbje jetë” theksoi mjekja. Sipas saj, nuk ka statistika të qarta nga Instituti i Shëndetit Publik, por gjendja aktuale me rastet që janë parë, duket alarmante.

”Për të kuruar sifilizin apo gonorean duhet një trajtim intensiv me antibiotikoterapi për 10-14 ditë, pasi bakteri është shumë agresiv dhe vetëm më një analizë gjaku, mund të kuptohet. Bakteri transmetohet nga nëna tek fëmija gjatë shtatzanisë, duke krijuar anomali në peshën e nënës apo tek bebi.

”Gonorea është gjithashtu një sëmundje seksualisht e transmetueshme që shkakton shumë probleme, duke e çuar pacientin deri në humbje jete” theksoi mjekja gjinekologe. Rrugët e transmetimit janë si me sifilizin, ndërsa e vetmja masë mbrojtëse është përdorimi i prezervativëve. Këshilla e mjekes ishte që të mbroheni përpara çdo raporti seksual dhe kur të përdorni lodrat e seksit të jenë gjithmonë të higjenizuara.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU