No menu items!

Tifozët e Zvicrës nuk e duan Challandesin trajner

Përzgjedhësi aktual i Kosovës, Bernard Challandes shihet si një prej kandidatëve kryesor për të marrë postin e selektorit të Zvicrës.

Pasi Arsene Wenger refuzoi ofertën, drejtori i kombëtares Pierluigi Tami raportohet se ka negociuar me Challandes.

Megjithatë, tifozët e Zvicrës në shumicë nuk e preferojnë 70-vjeçarin, transmeton Indeksonline.

Mediumi ‘Bluewin’ ka bërë një sondazh duke kërkuar opinionin e njerëzve për Challandes, ku kanë marrë pjesë mbi 2000 votues.

43% mendojnë se Challandes do të ishte një keqkuptim me llojin e tij, 35% thonë se Challandes mund të jetë një trajner i mirë, por ai nuk i përshtatet ekipit kombëtar, dhe vetëm 22% mendojnë se Challandes është zgjedhje e mirë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.