Trajneri i Legia gënjeu, Qëndrim Zyba demanton atë: Kurrë nuk do ta ‘dëmtoja’ një skuadër kosovare

Legia dhe Drita luajnë të enjten nga ora 18:00 në Varshavë, në ndeshjen e parë të ‘Play-Off’ në Conference League.

Trajneri i skuadrës polake, Goncalo Feio, është paraqitur në konferencë para kësaj ndeshje, duke deklaruar se ka kërkuar edhe ndihmën e mesfushorit kosovar, Qëndrim Zyba, i cili luajti për disa muaj te ky klub.

Megjithatë, futbollisti kosovar ka reaguar me anë të një postimi, duke demantuar deklaratën e tij. Zyba tha se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se asnjëherë nuk do të pranonte të dëmtonte një skuadër kosovare me informacione ose çkado tjetër.

Ja reagimi i tij i plotë i Zybës pandërhyrje:

Reagim ndaj deklarates se trenerit te Legia-s!

Pash ne media deklaraten e trenerit Goncalo Feio dhe perdorjen e emrit tim si referim per informacione mbi kundershtarin e ardhshem qe Legia ka, un kuptoj lojen deklarative dhe presionin qe treneri do te vendos mbi kundershtarin por me duhet te them per respekt te opinionit futbolldashes dhe te ekipes FC Drita se asnje informacion mbi formen e lojes ose dicka tjeter nuk kam nda me asnje zyrtar te klubit Legia, kam qene dikur lojtar i asaj skuadre dhe ruaj respekt e konsiderate te larte per Legian dhe gjithe anetaret e saj por tashme gjithe preokuptimi dhe perkushtimi im lidhet me skuadren time te tanishme Slovan Liberec, reagimin po e bej per te sqaruar pozicionin tim sado qe e kuptueshme eshte lufta’ deklarative e trenerit te Legias por une kam sqaruar mbi kete keqkuptim te qellimshem destabilzues edhe trenerin e tanishem te FC Drita Zekria Ramadanin trener me te cilin une kam punuar dhe kam konsiderate te jashtzakonshme per te.

Ne natyren dhe edukaten time asnjehere sdo pranoja qe te bej dem’ per skuadrat kosovare’ sado qe nga koha e kaluar ato ishin kundershtare fushe per mua dhe ekipen time.

E ndjeja te nevojshme te beja kete sqarim !

Suksesin e skuadrave le ta percaktoj fusha e blerte …

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU