Luciano Spalletti, trajneri i ri i Juventusit, vendosi t’i japë mundësinë Edon Zhegrovës në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit të Ligës së Kampionëve, duke e futur në lojë për 20 minutat e fundit. Sulmuesi kosovar u përpoq të sillte freski dhe kreativitet në fazën ofensive, duke treguar disa lëvizje karakteristike dhe tentativa për të ndryshuar ritmin e lojës.
Ky paraqitje shënon një tjetër hap përpara për Zhegrovën, i cili po synon të fitojë besimin e plotë të trajnerit të ri dhe të konsolidohet si pjesë e rëndësishme e skuadrës bardhezi në garat europiane./Raporto24





