Para ndeshjes vendimtare mes Sllovenisë dhe Kosovës, selektori i Sllovenisë, Matjaž Kek, ka folur për mediat duke vlerësuar lart cilësinë dhe formën e “Dardanëve”.
Kek tha se pret një sfidë tejet të vështirë, duke theksuar se Kosova ka bërë përparime të mëdha dhe është shndërruar në një kundërshtar të denjë për çdo ekip evropian.
“E respektojmë shumë kualitetin që ka Kosova,” u shpreh trajneri slloven. “Ata kanë futbollistë teknikë, të shpejtë dhe me disiplinë të lartë taktike. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat dhe do të kërkojë përqendrim maksimal.”
Sfida zhvillohet sonte në stadiumin “Stozice” të Ljubljanës, në orën 20:45, ku të dy kombëtaret luftojnë për objektiva madhorë në kuadër të kualifikimeve.





