Trepça triumfon ndaj Pejës në Mitrovicë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales

KB Trepça ka bërë hapin e parë të sigurt drejt finales së “Play-off”-it në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Pejën me rezultat 86:78 në një atmosferë të zjarrtë në Mitrovicë.

Ndeshja ishte intensive që nga fillimi, me kampionët në fuqi që treguan stabilitet në çastet vendimtare. Te Trepça u dalluan D. Hajrizi me 17 pikë dhe S. Jones e J. Payne me nga 13 sosh, ndërsa te Peja më i miri mbi parket ishte Dardan Berisha me 19 pikë, të cilat gjithsesi nuk mjaftuan për të përmbysur rezultatin.

Me këtë fitore, Trepça udhëheq serinë gjysmëfinale 1-0. Sfida e radhës zhvendoset në Pejë, ku skuadra mitrovicase do të kërkojë të rrisë avantazhin, ndërsa pejanët do të tentojnë të barazojnë serinë. Kujtojmë që skuadra që arrin tri fitore siguron biletën për në finalen e madhe.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU