Presidenti amerikan Donald Trump, ka ndjekur mbrëmë, nga afër, në arenën Madison Square Garden ndeshjen e tretë finale të NBA ndërmjet New York Knicks dhe San Antonio Spurs, e cila u fitua nga këta të fundit, që ishin mysafirë.
Kryetari i Shteteve të Bashkuara u prit me fishkëllima të forta nga tifozët, pasi imazhi i tij u shfaq në ekranet gjigante gjatë interpretimit të himnit kombëtar para fillimit të ndeshjes të hënën mbrëma (të martën në orën 2 e 30, sipas kohës lokale në Kosovë).
Presidenti u shfaq për disa sekonda duke bërë përshëndetje ushtarake. Reagimet negative pushuan kur në ekran u shfaq flamuri amerikan, ndërsa publiku brohoriti kur në parket u paraqitën lojtarët e New York Knicks, raporton AP, transmeton KosovaPress.
Përmendja e San Antonio Spurs gjithashtu shkaktoi fishkëllima nga tifozët.
Trump, që ka thënë se është një tifoz i kahershëm i Knicks, e ndoqi ndeshjen nga lozha e pronarit të këtij ekipi, James Dolan. Në shoqërinë e tij ishin mbesa Kai Trump, këshilltari personal Boris Epshteyn, si dhe sekretarët e kabinetit Lee Zeldin, Sean Duffy dhe Doug Burgum.
Ndeshja e sotme ishe e para e një finaleje të NBA që zhvillohet në Nju Jork që nga viti 1999. Kjo nënkupton që Knicks nuk ka arritur në këtë fazë të kampionatit, qe 27 vjet.


