Presidenti amerikan, Donald Trump i dërgoi një mesazh të fortë aleatit të tij të ngushtë, Benjamin Netanyahu duke deklaruar në një intervistë me Financial Times se kryeministri izraelit nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të pranojë marrëveshjen me Iranin.
“Ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër”, tha Trump për Financial Times në një intervistë telefonike.
“Unë marr vendimet. Unë marr të gjitha vendimet. Ai nuk i merr vendimet.”
Presidenti amerikan i kishte thënë Axios se do t’i kërkonte Netanyahut të mos hakmerrej kundër Iranit.
Irani të dielën lëshoi raketa drejt Izraelit në bombardimin e parë të tillë që kur një armëpushim i brishtë hyri në fuqi në fillim të prillit, duke komplikuar përpjekjet e ndërmjetësimit për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
“Pak kohë më parë, sirenat u dëgjuan në disa zona në të gjithë vendin, pas identifikimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt Shtetit të Izraelit”, tha ushtria të dielën në një deklaratë.
Ushtria izraelite, IDF ka njoftoi gjithashtu këtë të hënë se identifikoi një valë të re raketash të lëshuara nga Irani drejt Izraelit.
“Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin”, tha IDF.


