27-vjeçari shqiptar Ardi Balliu po lufton për jetën në një spital në Spanjë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në shtyllën kurrizore gjatë një zhytjeje në det kur ishte me pushime.
Ardi Balliu jetonte dhe punonte në Northampton të Mbretërisë së Bashkuar, por aksidenti gjatë pushimeve e dëmtoi.
Ai u aksidentua në plazhin Caló des Moro, në ishullin e Majorkës, kur u hodh me kokë në ujë dhe nuk doli më në sipërfaqe. Miku që e shoqëronte kërkoi menjëherë ndihmë, ndërsa pushues të tjerë arritën ta nxirrnin nga deti dhe ta transportonin në breg, përpara se ai të dërgohej me helikopter mjekësor në spital./TCh/
Linku per Ndihm👏👇


