No menu items!

U19 | Kosova shkëlqen kundër Maltës 

Kombëtarja e U19 e Kosovës për vajza ka shënuar fitore bindëse 6:0 kundër Maltës, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligë, e cila po zhvillohet në Maltë nga data 1 deri më 7 prill.

Kosova U19 është pjesë e Grupit B3, së bashku me Letoninë, Kazakistanin dhe Maltën. Kjo fitore i jep një hap të sigurt në drejtim të objektivave të ekipit për të siguruar rikthimin në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues.

Në këtë fitore të thellë, shkëlqeu Elona Paci që realizoi hat-trick. Paci realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 21-të, ndërsa tre minuta pas golit të dytë të shënuar nga Olsa Maqastena (39’), ajo shënoi dhe golin e saj të dytë (42’).

Riga Kallaba e çoi rezultatin në 4:0 në minutën e 57-të, derisa Elona Paci shënoi golin e tretë në minutën e 70-të. Serinë e golave e mbylli Besjana Zogaj, me golin e minutës e 89-të.

Ndeshjen e radhës Dardanet U19 e zhvillojnë më 4 prill kundër Kazakistanit, në orën 11:00, derisa më 7 prill ballafaqohen me Letoninë, në orën 14:30.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.