UBO Consulting: Rezultatet preliminare të projektuara për zgjedhjet 2026 në KosovëRezultatet preliminare të projektuara nga UBO Consulting për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2026 janë bazuar në metodën e numërimit paralel në mostër vendvotimesh në mbarë vendin.
Sipas këtij projeksioni, i cili nuk përfshin votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, rezultatet janë si vijon:
Lëvizja Vetëvendosje – 42.7%
Partia Demokratike e Kosovës – 21.6%
Lidhja Demokratike e Kosovës – 17.5%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7.1%
Ky është një projeksion paraprak dhe jo rezultat final, pasi numërimi dhe përfshirja e të gjitha kategorive të votave pritet të ndryshojë shifrat përfundimtare./Raporto24/


