No menu items!

Ukraina shkatërron sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse me vlerë 25 milionë dollarë

Forcat ukrainase kanë shkatërruar një sistem të mbrojtjes ajrore ruse Tor-M2 me rreze të shkurtër veprimi në jug të Ukrainës, përmes një operacioni të koordinuar nga inteligjenca dhe operatorët e dronëve

Në njoftimin e ushtrisë ukrainase thuhet: “Një tjetër sistem i armikut Tor-M2 u shkatërrua në jug. Falë veprimeve të koordinuara të inteligjencës dhe operatorëve të dronëve, forcat pushtuese kanë pësuar humbje të mëdha”.

Pamjet e publikuara tregojnë momente kur dronët lëshojnë vazhdimisht mjete shpërthyese mbi sistemin raketor rus, i cili përfshihet nga flakët pas disa goditjeve. Trupat ruse që ndodheshin në afërsi u panë duke u larguar me shpejtësi, ndërsa fati i tyre mbetet ende i panjohur.

Sistemi Tor-M2, që kushton rreth 25 milionë dollarë, është i dizajnuar për të shënjestruar avionë, helikopterë dhe dronë që fluturojnë në lartësi të ulët. Shkatërrimi i tij përbën një tjetër goditje të rëndë për aftësitë mbrojtëse të ushtrisë ruse në rajon.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.