Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Furyt

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim.

Dueli i dytë mes ukrainasit dhe britanikut në “Kingdom Arena” filloi me një ritëm të kujdesshëm, me të dy duke ruajtur distancën.

Por, në raundin e dytë – Fury ishte në probleme të mëdha në fillim, me Usyk që lëshoi goditje të fuqishme në trup, por Gypsy King u kundërpërgjigj në fund me një goditje.

Në të tretin nuk është se dy boksierët treguan shumë, duke qëndruar më shumë në distancë. Usyk po tenton ta thyejë mbrojtjen e Furyt, por ky i fundit po shfrytëzon gjatësinë e tij për të lëshuar goditje – deri tani jo shumë të suksesshme.

Si Usyk edhe Fury kanë filluar të kërkojnë më shumë, duke lëshuar goditje, por jo shumë të sakta, me ukrainasin që duke më dominues dhe i freskët

Ukrainasi e nisi mirë raundin e pestë, duke lëshuar disa goditje precize, mirëpo Fury u kundërpërgjigj me disa goditje të shpejta – duke e zënë në befasi Usykun.

Është një fillim i çuditshëm i raundit të gjashtë me të dy luftëtarët që realizuan gjuajtje të pakëndshme. Fury kapi Usykun me një goditje me të majtë, por kampioni u përgjigj me një të djathtë të fortë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU