No menu items!

Vajza nga Podujeva qe po rremben te gjitha çmimet!

Ajo është vetëm 9 vjeqare, quhet Liza Jashari e lindur në Tetor 2013, shumë e talentuar dhe violiniste e mrekullueshme qe po merr te gjitha qmimet e para ne çdo kompeticion të mundshëm.

Ajo filloj të luaj ne violinë që nga mosha 4 vjeqare kur i kërkoi babait të sajë t’ia blejë një violinë, shkruan Raporto24.

Nga atëhere e deri më tani Liza është bërë një fenomen i një violiniste me shumë pasion. Ajo gjithashtu është edhe nxënëse e shkëlqyeshme ne shkollen fillore Naim Frashëri në Podujevë.

Deri me tani Liza ka triumfuar e para garën ndërkombëtare Ars Kosova edicioni 2021/22- Prishtinë, International Competition for Profesional Violonist – Viva Violine 2023, në Sofia të Bullgarisë.
Në Konkursin Nderkombëtar “Tirana Talent” Edicioni XIV, në mesin e 67 talentve Liza u vlersua me qmimin e parë nga juria profesionale: prof. Zhani Ciko, Gabriele Ottaiano, Renato Ripo, Venera Mehmetagaj, Valbona Xoxa, Aristidh Prosi, Arben Llozi, dhe së fundmi në garën internacionale Çmimi “Pjeter Gaci” Edicioni 22-të në Shkodër Liza u vlerësua me qmimin absolut me 99 pikë.

 

Talenti i sajë po mahnit të gjithë sidomos edhe mësuesen e violines Prof.Shqipe Bajraktarin qe pa mundin e saj nuk do të ishte asgjë e mundur. Ajo zhvillon i përballon shumë masterklasa të cilët edhe moshat e mdhaja e kanë të vështirë të ia dalin.
Ajo gjithashtu ka luajtur me shume emra të njohur si Maxim Vengerov violinist i përmasave botrore, Sihana Badivuku, Visar Kuçi, Galina Koycheva e shumë të tjerë, transmeton Raporto24.

Për Lizen nuk ka munguar as përkrahja edhe nga DKRS e Komunes së Podujeves me në krye Z.Balaja të cinët në vazhdimësi e kanë mbështeur.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.